Vedat Muriqi e ka nisur edicionin e ri si është më së miri në Superligën e Turqisë.
Reprezentuesi i Kosovës edhe gjatë fundjavës ka realizuar golin e dytë me skuadrën e re të Fenerbahçes.
Kjo ka bërë që sulmuesi të merr edhe zemrat e tifozëve të “kanarinave të verdha”, ku kanë bërë një kërkesë interesante në adresë të klubit.

Në fakt, tifo grupi i ekipit i njohur si “12 Numara” ka kërkuar që pas shënimit të ndonjë goli të 25-vjeçarit në sfond të dëgjohet kënga “Skifterja ime” e Bes Kallakut, të cilën e solli pas martesës me Xhensila Myrtezajn.
Futbollisti shpesh shihet duke publikuar video në rrjetet sociale duke e kënduar këtë këngë në ambientet private.
Ndryshe, prizrenasin pritet ta shohim edhe gjatë fundjavës në fanellën e Fenerit, ku do të takohen para shikuesve të vetë me Trabzonsporin e Adonis Avdijajt. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...