Surfisti Mick Fanning bëhet sërish protagonist në media. Australiani u sulmua nga një tjetër peshkaqen gjatë garimit të tij në “World Surf League “, duke i mbijetuar ashtu sikurse ndodhi edhe 2 vjet më parë.
Incidenti ndodhi në ujërat e Jeffreys Bay në Afrikën e Jugut, pikërisht në të njëjtin vend ku ai pësoi sulmin në vitin 2015.
Imazhet e incidentit tashmë po bëjnë xhiron e botës dhe Fanning tashmë e fitoi famën e tij. Ashtu sikurse u pa edhe përpara 2 vitesh,ajo çfarë ndodhi me australianin ngjalli panik tek pjesa tjetër e garuesve që ishin në pritje të kryenin provën e tyre.
Në momentin e sulmit, 36-vjeçari e goditi peshkaqenin me grusht nga tavolina e surfit, ndërkohë që shumë shpejt i erdhën në ndihmë persona të tjerë që vunë re praninë e disa peshkaqenëve të tjerë. Mick Fanning është shpallur 3 herë kampion bote në surf dhe psedonimi i tij është “rrufeja e bardhë”.

Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq