Tifozët e futbollit e shprehin pëlqimin për lojtarin e tyre të preferuar me anë të fanellave që ata blejnë. “Soccerdot.com” ka bërë një studim se kush janë fanellat më të shitura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Fanella që është blerë më shumë është ajo e kapitenit të Barcelonës, Lionel Messi, e cila është e preferuara e amerikanëve në 20 nga 50 shtetet. Më pas vjen ajo e yllit të kombëtares amerikane, Christian Pulisic, e cila është më e shitura në 18 shtete.
Sulmuesi i Juventus, Cristiano Ronaldo, rezulton i preferuar në vetëm 5 shtete. Ajo që bie në sy janë dhe emra të tjerë si Dele Alli, Marcus Rashford, Bruno Fernandes, Anthony Martial, Sadio Mane apo dhe ai i Leonardo Bonuccit.
Bomberi i Liverpool ka numrin më të madh të fanellave të shitura në Oregon, ndërsa në Vermont banorët preferojnë Dele Allin. Mbrojtësi i vetëm që ka arritur të këtë numrin më të madh të fanellave të shitura është italiani Bonnuci në shtetin e South Dakotas. Ky studim është bërë nga data 1 tetor 2020 deri në 22 nëntor 2020. /abcnews.al
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...