Mbrëmë, Barcelona mposhti Real Madridin me rezultatin 3:2 dhe fitoi Superkupën e Spanjës, por ceremonia e ndarjes së medaljeve u shënua nga një situatë e tensionuar, e shkaktuar nga sjellja josportive e Kylian Mbappes.
Pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët e Barcelonës u rreshtuan për të nderuar lojtarët e Real Madridit, të cilët shkuan të merrnin medaljet e vendit të dytë. Sipas protokollit, futbollistët e Realit më pas duhej të ktheheshin dhe të formonin një rresht për të nderuar fituesit.
Megjithatë, kjo nuk ndodhi. Lojtarët e Real Madridit nuk i respektuan fituesit, dhe Kylian Mbappe luajti një rol kyç në këtë vendim.
Thibaut Courtois dhe disa lojtarë të tjerë të Realit, pasi morën medaljet e tyre, u drejtuan drejt futbollistëve të Barcelonës për të formuar një vijë, por në atë moment Mbappe, sapo kishte marrë medaljen e tij, filloi t’u thërriste dhe t’u tregonte që të largoheshin, duke u kërkuar të mos formonin rresht.
Lojtarët e Realit e dëgjuan dhe u larguan nga fusha, një veprim që u konsiderua si mungesë fair-play dhe u interpretua në mënyra krejtësisht të kundërta nga tifozët e dy klubeve.
Tifozët e Barcelonës e dënuan sjelljen e Mbappes duke e cilësuar atë si një humbës të keq, ndërsa tifozët e Real Madridit e lavdëruan, duke thënë se ai tregoi se është një “madrilen” i vërtetë.
Ndërkohë, ndryshe nga Mbappe, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ndoqi protokollin zyrtar, iu afrua lojtarëve të Barcelonës dhe i uroi secilin prej tyre individualisht për fitoren. /Telegrafi/
IKSHPK: Në shumicën e komunave uji i pijshëm brenda standard...
Fillon afati kalimtar në basketboll
Carrick pritet të emërohet trajner i përkohshëm i Man United
Simeone kërkon falje publike për gjestin ndaj Viniciusit në ...
Osmani pret në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Pë...
Rutte: NATO-ja po shqyrton hapat e radhës për sigurinë e Ark...