Drenica është duke rrezikuar shumë dhe një javë para fundit të kampionatit ende nuk e ka siguruar mbijetesën.
Skuadra nga Skenderaj u mposht nga Drita me rezultat 1-0, ku përkundër rezultatit nuk rrezikoi aspak kundërshtarët.
Trajneri i Drenicës, Fadil Rama tha se skuadra e tij është përqendruar në mbrojtje dhe në kundërsulme pasi Drita është një skuadër e fortë.
“Po na qe në fillim e kemi ditë se si do ti qaset drita loje, kemi prit sulme nga Drita. Ne kemi menduar të bëjmë vendosje taktike që nga kundërsulmet të shënojmë‘, ka thënë Rama për SS pas ndeshjes.
“Portieri Ymeri ka probleme më serioze në tetivë, Shillova nuk ka ndonjë lëndim serioz por si duket temperaturat e larta dhe ndeshjet njëra pas tjetrës kanë ndikuar negativisht“.
“Ndeshjen e fundit do të fitojmë dhe do ta sigurojmë mbijetesën nëse gjithçka shkon brenda rregullave dhe ndeshjet vendosen brenda fushës së lojës“, ka thënë trajneri i Drenicës.
Drenica aktualisht është në vendin e tetë me 41 pikë,tri më shumë se Trepça ’89 që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...