Cesc Fabregas ka nënshkruar një marrëveshje të madhe.
Cesc Fabregas ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me markën e njohur, ‘Puma’.
Mesfushori spanjoll ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me markën e njohur ndërkombëtarisht.
“Shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratë katër vjeçare me Puman”, ka shkruar Fabregas në Twitter.
“Ata gjithmonë më kanë bërë të ndihem si pjesë e familjes dhe jam shumë i lumtur që do ta vazhdojmë bashkëpunimin”, ka shkruar më tej spanjolli.