Pas fitores së “madhe” kundër Everton, trajnerit të Liverpool, Jurgen Klopp, i është ngritur akuzë nga FA.
Trajneri i Liverpool, pas golit të shënuar nga Divock Origi në aksionin e fundit të ndeshjes kundër Everton, u fut në fushë për ta festuar golin.
Ai vrapoi drejt portierit Alisson Becker duke mos u përmbajtur nga gëzimi i madh.
Kjo ishte edhe arsyeja pse FA mund ta dënojë trajnerin gjerman, shkruan “Goal”.
Jurgen Klopp ka afat deri më gjashtë dhjetor, në ora shtatë, t’i përgjigjet akuzave të FA.
Nëse ai e pranon fajin atëherë do të gjobitet me të holla dhe do t’i tërhiqet vërejtja për herën tjetër.
Klopp njihet si njëri nga trajnerët më emocional në botën e futbollit. Festimet e tij gjithmonë janë të çmendura.
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...