Patrice Evra po kalon ndoshta në periudhën më të keqe në karrierën e tij.Ai goditi tifozin para një ndeshje të Ligës së Evropës me Marseillen dhe kështu u dënua nga UEFA për tetë muaj mos pjesëmarrje në këtë turne.
Tifozët e klubit francez kanë kërkuar largimin e tij pasi e shikojnë gjestin si të patolerueshëm.
Por, pas gjithë kësaj për mbrojtësin është shfaqur një dritë në fund të tunelit.Është Fenerbahces skuadra që ka shprehur interesim për të nënshkruar me 36-vjeçarin, që në të kaluarën ishte pjesë e Juventusit dhe Manchester Unitedit.
Skuadra e nga trajneri Aykut Kocaman së shpejti do të fillojë edhe bisedimet me agjentin e lojtarit dhe në javët e para të janarit pritet të vijë edhe transferimi
Evra në Turqi do të gjejë bashkëkombësin, Mathieu Valbuena.
Ushtarët britanikë të KFOR-it nderohen me medalje
IKSHPK-ja alarmon për pasojat nga ndotja e ajrit
Specialja s’e njeh Avokatin e Popullit të Kosovës, për rapor...
Vuçiç: Serbia gati të financojë autostradën deri në Mitrovic...
Polonia ngre alarmin: NATO po shpërbëhet
Kurti, për masakrën e Studimes: Krimet e Serbisë nuk harrohe...