Ndeshja mes Everton dhe Tottenham do të jetë përballja e xhiros së 11-të në kuadër të Premier League e cila do të zhvillohet në “Goodison Park”.
Kjo do të jetë edhe ndeshja debutuese e Antonio Contes në ligën elitare angleze, ndërsa e dyta në përgjithësi pas përballjes në mesjavë kundër Vittese në kuadër të “UEFA Conference League”.
Të dy trajnerët tashmë kanë bërë përzgjedhjet e tyre për këtë ndeshje.
Rafael Benitez do të nis ndeshjen me formacionin 4-4-2:
Jordan Pickford, Licas Digne, Michael Keane, Ben Godfrey, Seamus Coleman, Andros Townsend, Allan, Fabian Delph, Anthony Gordon, Demarai Grey dhe Richarlison janë të përzgjedhurit e tij.
Nga ana tjetër, Antonio Conte do të nis ndeshjen me formacionin 3-4-2-1.
Hugo Lloris, Cristian Romero, Eric Dier, Ben Davies, Sergio Reguilon, Oliver Skipp, Pierre-Emile Hojbjerg, Heung-Min Son, Lucas Moura dhe Harry Kane.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 15:00./Arbresh.info
Salah vendimtar, Egjipti fiton me rikthim ndaj Zimbabwes në ...
“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohje...
Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 ...
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...
Adis Beçiragiç shpallet ‘Trajneri më i mirë i vitit’ në Bosn...