Euronews e ka lartësuar xhudisten kosovare, Majlinda Kelmendin, në një shkrim kushtuar Grand Slamit të Xhudos në Dusseldorf të Gjermanisë, duke thënë se ky është rikthimi i kampiones olimpike.
Në ditën e parë, heroina kosovare Mjalindja Kelmendi, shkruan Euronews, e vazhdoi turrin e saj drejt majave në kategorinë -52 kilogramë, pasi e fitoi titullin e gjashtë Grand Slam në karrierën e saj.
“Kampionia olimpike u ka treguar të gjithëve se kjo kategori i përket asaj, dhe ky është rikthimi i saj. Sulm pas sulmi nga ajo nënkupton se ajo është Gruaja e Ditës e zgjedhur nga ne”, shkruan Euronews.
Në rrugë drejt medaljes së artë, Majlinda e mposhti Verena Thumm të Gjermanisë, Odette Giuffrida të Italisë në gjysmëfinale dhe Sosorbaram Lkhagvasuren e Monglisë në finale.
Kjo nënkupton, se Majlinda e ka tani në cak titullin e botës në fund të këtij viti.
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...