Kampionati Evropian i futbollit që do të mbahet në verën e vitit 2021, mund të luhet në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas medieve në Angli, UEFA është në negociata për t’ia besuar Mbretërisë së Bashkuar organizimin e turneut “EURO2020’ verën e ardhshme.
Kampionati Evropian është menduar të organizohet në 12 qytete evropiane, por pas shpërthimit të COVID-19, planet kanë ndryshuar.
Koronavirusi ka bërë që ky turne të shtyhet deri në qershorin dhe korrikun e vitit të ardhshëm.
Me kalimin në Mbretërinë e Bashkuar, do të thoshte se turneu të luhet në Angli, Skoci dhe Uells, shkruan lajmi.net
Kujtojmë se tani për tani, EURO2020 është planifikuar të nis më 11 qershor, me ndeshjen e parë Turqi – Itali, që do të luhej në Romë.
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...