Rrethi i dytë i fazës së grupeve të Kampionatit Evropian Euro 2020 vazhdon sot edhe me tri ndeshje mjaftë interesante dhe madje të paparashikueshme.
Duke nisur nga ora 15:00, “Arena Naționala” në Bukuresht përballen Ukraina dhe Maqedonia e Veriut, ndeshje kjo e vlefshme për Grupin C. Të dy këto ekipe kanë pësuar humbje në ndeshjet e tyre të para, ndaj Holandës respektivisht Austrisë, dhe rrjedhimisht nuk kanë asnjë pikë deri më tani.
Në kuadër të Grupit B nga ora 18:00, Belgjika do të ballafaqohet me Danimarkën, ndeshje kjo e cila zhvillohet në “Parken Stadium” në Kopenhagë. Belgjika e kryeson këtë grup me tri pikë, kurse Danimarka është e fundit me zero pikë./arbresh.info/
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...