Legjenda e Barcelonës, Samuel Eto’o ka këshilluar yllin e PSG-së, Kylian Mbappe t’i bashkohet Barcelonës në vendin e Real Madrid-it.
Francezi ka njoftuar klubin parisien se do largohet gjatë verës së ardhshme dhe “Los Blancos” shihen si favorit sepse është skuadra e preferuar e lojtarit, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, Eto’o ka këshilluar Mbappe-n t’i bashkohet Barcelonës.

“Në vend të Real Madrid-it, Mbappe duhet të shkojë të Barcelona”, tha ai për Tuttomercatoweb.
Kontrata e Mbappe-s skadon në qershorin e vitit 2022 dhe verën e ardhshme pritet të shitet për rekord në vlerë 280 milionë euro.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë