Espanyol ka arritur të shënoj një fitore të madhe në xhiron hapëse të La Ligas ndaj Atletico Madridit.
Ndeshja u mbyll me rezultat 2-1 në të mirë të katalanasve, shkruan Arbresh.info.
Mysafirët e nisën shumë mirë takimin duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi me golin e shënuar nga Alvarez në minutën e 37-të.
Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.
Espanyoli në pjesën e dytë, hyri me krejt tjetër fytyrë dhe arriti ta rikthej rezultatin. Fillimisht u barazua me Rubion në minutën e 73-të.
Kurse 11 minuta më vonë, Milla shënoi golin e dytë dhe të epërsisë.
Ndeshjen e dytë katalanasit do të takohen me Real Sociedadi, ndërsa Atletico Madridi përballet me Elchen në shtëpi./Arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër