Shtatori është muaji i Sokol Cikalleshit dhe kjo nuk ka asnjë dyshim, sepse sulmuesi kavajas e nisi muajin me gol në Francë kundër kampionëve të botës dhe e mbylli sot me një dopietë në kategorinë e dytë të kampionatit turk.
Skuadra e tij Akhisarspor ia doli të triumfojë me rezultatin 2-3 në transfertën ndaj Karagumruk, ndërsa Cikalleshi shënoi një dopietë në minutat 22’ dhe 27’, duke çuar përkohësisht rezultatin në 0-3, para se vendasit të shënonin dy herë për të rihapur takimin.
Sulmuesi kavajas ka shënuar në të gjitha takimet që ka zbritur në fushë këtë muaj, si me Kombëtaren Shqiptare në eliminatoret e Euro 2020-ës, ashtu edhe me Akhisarspor në ndeshjet e kampionatit turk.
Ky ishte goli i katërt sezonal i Cikalleshit me ekipin turk, që kryeson renditjen në Kategorinë e Dytë me 13 pikë në 6 javët e para, duke u konfirmuar si pretendentja kryesore për t’u ringjitur mes më të mirave sezonin e ardhshëm.
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës