Trajneri i Barcelonës, Hans-Dieter Flick, komentoi komentet e Real Madridit për gjyqtarët, duke cilësuar kritikat si diçka të padrejta.
Real Madridi me anë të televizionit të tyre Real Madrid TV vazhdon të bëjë presion ndaj gjyqtarëve, gjë që zakonisht zë vend në mediat botërore.
Megjithatë, kjo taktikë e tyre është kritikuar nga rivali i tyre, trajneri i Barcelonës, Flick, i cili ka thënë se kjo nuk është mënyra e tij.
“E dimë që gjyqtarët janë një pjesë e rëndësishme e lojës dhe nuk mund të luajmë pa ta”, ka thënë fillimisht Flick.
“Të gjithë bëjnë gabime. Duhet të përqendrohemi te vetja dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë më mirë. Nuk dua të flas për të tjerët”.
“Ne duhet të ndërtojmë ekipin më të mirë të mundshëm dhe është e padrejtë të ushtrojmë presion shtesë mbi gjyqtarët. Kjo nuk është mënyra ime”, përfundoi gjermani.
Ndryshe, Barcelona është aktualisht në krye të tabelës së ligës spanjolle, me Real Madridin në vendin e dytë, me katër pikë më pak.
Rutte: Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet
Albin Kurti mbledh sot kabinetin qeveritar, 17 pika në rend ...
Sot përurohet segmenti Vushtrri-Prishtinë, Kurti dhe Basha m...
Parashikimi i motit për sot
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë