Real Madrid mund t’i ketë sytë nga Kylian Mbappe, por ka një tjetër superyll të interesuar për një lëvizje në kryeqytetin spanjoll.
Mbappe ishte subjekti i një numri ofertash për “Los Blancos” gjatë verës, përpara se kontrata e tij të skadonte verën e ardhshme.
Por, PSG-ja qëndroi rezistente ndaj ofertave dhe Real Madrid tani ka të ngjarë të presë deri në verë, duke shpresuar se ata mund ta joshin Mbappen falas.
Por ndërkohë, ka dalë një raport që pretendon se superylli i Borussia Dortmund, Erling Haaland, i cili shpesh matet me Mbappen, thuhet se ka vendosur për destinacionin e tij të preferuar.
Haaland ka qenë i lidhur me një numër klubesh përpara një largimi të pritshëm nga Dortmund sezonin e ardhshëm, dhe sipas “Goal”, nëse ai largohet, zgjedhja e tij e parë do të ishte Real Madrid.
Me 49 gola në 49 ndeshje të Bundesligës për Dortmundin, 21-vjeçari është një perspektivë shumë tërheqëse.
Por, Mbappe ende duket të jetë opsioni kryesor i Real Madridit dhe kjo nuk do të ndryshojë ndërsa ekziston mundësia për të nënshkruar me yllin e PSG-së për asgjë./Arbresh.info
Yjet e Barcelonës revoltohen ndaj Flickut pas debaklit të pë...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj – një pa leje, një tjetër...
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...
Vritet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali
Kurti dhe kryeministri kroat diskutojnë për një mbledhje të ...
NATO për paktin e mbrojtjes të Kosovës: Shqipëria dhe Kroaci...