Njëri prej basketbollistëve më të mirë të Kosovës, Erjon Kastrati e ka konfirmuar largimin nga kampioni i Kosovës në Basketboll, Golden Eagle Ylli.
Pas tij, largimin e Kastratit e ka konfirmuar edhe klubi suharekas.
Basketbollisti kosovar e ka bërë këtë të ditur me anë të një statusi të gjatë në Facebook ku e ka falënderuar klubin nga Suhareka.
“Sot po ndahem nga një klub i mrekullueshëm si Golden Eagle Ylli. Është shumë e vështire te gjej fjalët e duhura pasi që kam kaluar dy sezonet më të mira te karrierës time. Faleminderit qytetit te Suharekës për pritjen dhe mbështetjen prej ditës së parë. Faleminderit Xhebrailave qe kurrë pa u ndalë na kanë mbështetur pa marrë parasysh rezultatet”, shkruar ai.
Tutje, ai ka pasur edhe falënderime për stafin e Golden Eagle Ylli./arbresh.info/

Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...
Një i arrestuar për rastin e Eglant Koçit
Bill Gates dëshmon për çështjen Epstein