Mesfushori kreativ i Interit, Christian Eriksen thuhet se e ka impresionuar mjaftueshëm në stërvitje trajnerin Antonio Conte dhe e ka siguruar një vend në formacionin titullar kundër Napolit në Coppa Italia.
Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, ish-mesfushori i Tottenham Hotspur ka bindur Conten pas rifillimit të stërvitjes dhe u shfaq në formë të shkëlqyeshme fizikisht për rifillimin e sezonit.
Gazeta zbulon se Conte ka zgjedhur Eriksen midis titullarëve gjatë seancave të tij të para të stërvitjes taktike.
Mediumi shton se mund të shohim një rreshtim 3-4-1-2 me danezin pas Romelu Lukakut dhe Lautaro Martinezit kur Interi udhëton në San Paolo për t’u përballur me Napolin.
Interi u mposht nga Napoli me rezultat 1-0 në takimin e parë në Giuseppe Meazza, ndërsa ndeshja kthyese pritet të luhet më 13 qershor. /Telegrafi/
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit