Erik ten Hag ka uruar Jadon Sanchon pasi anësori vulosi largimin e tij huazues nga Manchester United.
Sancho iu bashkua Borussia Dortmundit në formë huazimi deri në fund të sezonit në një përpjekje për të rindezur një karrierë që ka ngecur që nga përplasja publike e anglezit me Ten Hag në shtator.
Pasi hoqi Sanchon nga skuadra e tij në ditën e ndeshjes për t’u përballur me Arsenalin, Ten Hag vuri në dyshim nivelet e stërvitjes së anësorit, por u sfidua nga Sancho në mediat sociale.
“Shpresoj që ai të jetë mirë, kështu që i uroj atij fat të mirë”, tha Ten Hag në konferencën për shtyp të së premtes. “Kjo është e gjitha. Unë shpresoj se ai është duke bërë mirë dhe ai do të jetë një sukses”.
Kur iu bë një pyetje e dytë për Sanchon, holandezi papritmas shtoi: “Unë iu përgjigja [pyetjes së mëparshme], mendoj se mjafton”.
Marrëveshja e huazimit të Sanchos me Dortmundin nuk përfshin opsionin për një transferim të përhershëm, me drejtorin e Dortmundit, Sebastian Kehl, duke pranuar hapur se skuadra e tij nuk mund ta përballonte një marrëveshje të tillë.
Megjithatë, Kehl shtoi se një lëvizje e përhershme mund të rishikohet në verë nëse kërkesat financiare të Unitedit janë të arsyeshme, shkruan 90min.com, përcjell Klankosova.tv.
Sancho do të ketë edhe dy vjet të mbetura në kontratën e tij kur të kthehet në Old Trafford, por United ka mundësi ta zgjasë atë edhe për 12 muaj të tjerë.
Unitedi shpreson që Sancho, i cili iu bashkua klubit për 73 milionë funte (mbi 84 milionë euro) në vitin 2021, do të rindërtojë vlerën e tij të transferimit në Dortmund, ku ai shënoi 50 gola dhe 64 asistime në 137 ndeshje para kalimit të tij fatkeq në Manchester. /Klankosova.tv
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...