Erik ten Hag më në fund është bindur se është koha e duhur që të largohet nga Holanda.
Trajneri i Ajax Amsterdam, i cili me skuadrën e tij po vendos rekorde të çmendura në futbollin holandez, por edhe po dhuron spektakël në Evropë, është gati për hapin e radhës në karrierën e tij.
Në kohën kur emri i tij lidhet me një kalim të mundshëm në ‘Old Trafford’, holandezi është shprehur i gatshëm të marrë drejtimin e ndonjë skuadre ‘të huaj’.
“Mendoj se jam gati për këtë (të marrë drejtimin e një skuadre jashtë kufijve të Holandës)”, ka thënë Ten Hag për ‘de Volkskrant’.
“Unë do të isha i lumtur të kem atë sfidë”, shtoi ai.
“Por, nuk jam duke ndjekur këtë. Nëse vjen hapi, unë do ta bëj. Por, them se kam kompetenca për ta bërë atë punë”, ishin fjalët e trajnerit të Ajax.
Ten Hag drejton skuadrën e Ajax që nga viti 2017 dhe e ka kthyer atë në një nga skuadrat më atraktive në futbollin evropian.
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...
Kurti në drekë pune me Ulutas, shpreh gatishmërinë dhe vulln...
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...