Enzo Fernandez prioritet kryesor i Real Madridit për mesfushën

17:27 | 17 Qershor 2026
D.H

Real Madrid e ka vendosur Enzo Fernández si objektivin kryesor për përforcimin e mesfushës, me kërkesë të trajnerit José Mourinho, klubi madrilen po kërkon një tjetër futbollist me cilësi të lartë dhe ylli i Chelsea është emri që kryeson listën, raporton e famshmja spanjolle Marca.

Enzo kishte ndezur spekulimet që më 30 mars, kur shprehu hapur dëshirën për të jetuar një ditë në Madrid.

“Do të doja të jetoja në Spanjë. Më pëlqen shumë Madridi, më kujton Buenos Airesin. Do të jetoja në Madrid. Me anglishten ia dal, por me spanjishten do të isha më mirë.”

Deklaratat e tij shkaktuan bujë në Londër dhe madje e larguan përkohësisht nga dinamika e ekipit. Më pas, paraqitja e tij në turneun e tenisit në Madrid vetëm sa shtoi zërat për një transferim të mundshëm te gjiganti spanjoll.

Megjithatë, nëse operacioni për Enzon dështon, Mourinho ka edhe alternativa të tjera.

Një nga emrat që pëlqehet më shumë nga tekniku portugez është Mateus Fernandes, futbollisti 21-vjeçar i West Ham United.

Mateus vlerësohet për teknikën, vizionin në lojë dhe aftësinë për të depërtuar në zonën kundërshtare, cilësi që përputhen me profilin që kërkon Real Madridi për të thyer mbrojtjet e mbyllura.

Ndërkohë, në tavolinën e drejtuesve madrilenë vazhdojnë të qarkullojnë edhe alternativa të tjera, me emrin e Ayyoub Bouaddi që ka fituar shumë terren pas paraqitjeve mbresëlënëse në Kupën e Botës 2026.

Real Madridi ka zyrtarizuar transferimin e Marc Cucurrellas, Bernardo Silva, dhe ka arritur marrëveshje me Denzel Dumfries e Ibrahima Konaten./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale