Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, ka treguar se cilat kombëtare janë favorite për ta fituar Kampionatin Botëror ”Katar 2022”.
Sipas tij Brazili dhe Argjentina janë dy kombëtarët që kanë më shumë gjasa për të triumfuar në Kupën e Botës.
Ai nuk ka lenë anash as Francën, Gjermaninë, Anglinë e po ashtu edhe Spanjën.
Trajneri po ashtu ka përmendur edhe dy kombëtare të cilat mund të bejnë befasinë e ato janë, Holanda dhe Belgjika.
“Brazili dhe Argjentina, nuk ka njeri në botën e futbollit që mund t’i eliminojë. Pastaj njesoj si gjithmonë, Franca që është kampione bote në fuqi, Gjermania, sepse nuk ka njeri që mund të thotë se nuk janë nga favoritët, pastaj Spanja, Anglia… guxoj të them si surprizë Holanda dhe Belgjika”, ka deklaruar Enrique.
Kujtojmë se kampionati botëror fillon nesër. /arbresh.info/
Parashikimi i motit për ditët në vijim
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...
Reuters raporton për arrestimet masive për vjedhjen e votave...