Luis Enrique ka folur para ndeshjes me Sllovakinë.
Në një konferencë për shtypin, Enrique u pyet nga gazetarët për faktin që Spanja po e ka shumë posedimin por nuk po arrin të shënojë, shkruan lajmi.net.
Strategu spanjoll nuk u shpreh i pakënaqur me lojën e “Furisë së Kuqe” duke deklaruar se ai nuk mund të garantojë gola, por ai mund të garantojë se Spanja do krijojë shanse.
“Nuk mund të garantoj gola, ajo çfarë mund të garantoj janë krijimi i rasteve dhe për ta bërë këtë duhet t’i bëjmë gjërat mirë”, tha ai.
“Ajo çfarë ndodh në fazën e sulmit, në fund është faza më e vëshirë, për këtë paguan më së shumti në futboll”, shtoi ai.
“Mendimi im është që jemi si një shishe vere, me besimin e duhur, verzioni më i mirë i yni do të dalë në pah”, përfundoi Luis Enrique./Lajmi.net/
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...