Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, foli për mediat në Irvine, SHBA, përpara ndeshjes debutuese të ekipit në Kupën e Botës për Klube kundër Atletico Madrid.
Ai ndau pikëpamjet mbi përgatitjet e skuadrës, pritshmëritë dhe formën aktuale të disa lojtarëve.
Sa i përket Ousmane Dembele, Enrique ishte i prerë, duke thënë se nuk i interesojnë këto çmime, edhe pse mendon se ylli i skuadrës së tij e meriton ta fitojë ‘Topin e Artë’.
“Nuk më interesojnë aspak këto çmime individuale, por mendoj se Dembele e meriton Topin e Artë pa asnjë dyshim”, tha Enrique.
Duke komentuar suksesin në Ligën e Kampionëve, Enriuqe tha: “Është një ndjenjë shumë pozitive sepse kemi bërë histori. Jemi të kënaqur, por tani fokusi është te gara e ardhshme. Duhet të jemi gati në mënyrën më të mirë të mundshme.”
Për trofetë sezonalë, Enrique theksoi se PSG tashmë i ka fituar të gjitha titujt kryesorë, por Kupa e Botës për Klube mbetet një sfidë e re: “Kemi besim dhe ambicie për ta fituar.”
Ai lavdëroi mentalitetin e lojtarëve gjatë stërvitjeve: “Ambicia është aty. Të jemi një referencë për ekipet e tjera është një nder, por presioni duhet të përkthehet në fushë”, tha Enrique. /Telegrafi/
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...