Enrique beson te Morata: Jemi të lumtur që ka rikthyer formën, tani ka besimin e duhur dhe shënon gola

EIBAR, SPAIN - APRIL 20: Alvaro Morata of Atletico Madrid reacts during the La Liga match between SD Eibar and Club Atletico de Madrid at Ipurua Municipal Stadium on April 20, 2019 in Eibar, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

18:50 | 6 Nëntor 2020
Arbresh.info

Alvaro Morata nuk mund të jetë befasi në listën e Spanjës për ndeshjet e nëntorit, kur dihet se trajneri Luis Enrique është një tifoz i madh i sulmuesit.

Enrique ka thënë se ai beson se versioni aktual i Moratas në Juventus është më i mirë se ai herës së parë që ishte me Bianconerët.

“Morata është një lojtar tjetër që kur u kthye në Juventus, për sa i përket besimit dhe numrave”.

“Nga jashtë mendoj se ai është shumë më i lartë se lojtari që ishte më parë në Juventus”.

“Është kënaqësi ta kemi këtu me ne. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në stërvitje”, ka thënë Enrique.

Lëndimet dhe rastet me COVID-19 kanë pasur një ndikim në përzgjedhjen e La Rojas, pasi lojtarë si Thiago Alcantara, Diego Llorente dhe Rodrigo Moreno janë të padisponueshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale