Kampioni i Maqedonisë në fitnes, shqiptari Enes Hamiti synon të triumfojë edhe në garën ballkanike në Reghin të Rumanisë, garë kjo që mbahet me 1-3 maj.
Pas fitores në kategorinë trupi më i mirë në Maqedoni, kategoria fitnes për meshkuj, Enesi me krenari do të garojë në garën ballkanike që organizohet nga IFBB.
Enesi do të garojë si reprezentues i Federatës për Bodybuilding në Maqedon. Ai për këtë garë ka thënë: “Më vjen mirë që do të jem në këtë garë për të treguar punën, bukurinë, mundin dhe vendosmërinë time edhe para publikut më të gjerë. Betejat dhe sfidat e mia nuk kanë të ndalur. Unë jetoj dhe motivohem nga betejat dhe nga mbështetja e më të dashurve të mi që nuk dua t’i dëshpëroj. E shfrytëzoj momentin për t’i përshëndetur të gjithë që ndjekin sfidën time”.
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...