Ish-legjenda e Real Madridit, Sergio Ramos drejt rikthimit të madh në Evropë pas aventurës larg kontinentit të vjetër.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka zbuluar se Sergio Ramos i është ofruar Milanit.
Në kanalin e tij në YouTube, ai ka folur për të ardhmen afatshkurtër të qendërmbrojtësit spanjoll, i cili pritet të largohet nga Monterrey.
“Sergio Ramos po largohet nga Monterrey pasi ka bërë mirë dhe ka luajtur shumë. Ai dëshiron një përvojë të re, sepse në brendësi shpreson ende edhe pse është shumë e vështirë, të jetë pjesë e Kupës së Botës. Ai nuk mendon të tërhiqet dhe kërkon një sfidë të re tani. Ai është i gatshëm të bashkohet me një ekip që ka nevojë për një lider shtesë. Mundësia për Ramos është për momentin, për janarin, jo për qershorin. Nuk pret të luajë çdo ndeshje, por mund të jetë një lojtar i rëndësishëm.”
“Mund t’ju them se Serie A do të ishte shumë interesante për të. Dy vite më parë ai iu ofrua Interit, por klubi nuk u bind para se Ramos të nënshkruante me Sevillan. Tani, para afatit të janarit, agjentët e tij po bëjnë sondazhe dhe thuhet se po e ofrojnë atë disa klubeve, përfshirë Milanin, që po kërkon një mbrojtës për gjysmën e dytë të sezonit. Kontrata e tij me Monterrey skadon më 31 dhjetor 2025”, ka deklaruar Romano.
Kujtojmë se përveç Real Madridit, Ramos ka djersitur fanellën e Sevillës dhe PSG./Arbresh.info
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia