Ëndrra e Arabisë Saudite bëhet realitet: Një El Clasico në Riyadh

19:05 | 10 Janar 2022

Arabia Saudite mezi po pret që të jetë nikoqire e dy klube më rivale në Botë dhe ata e shohin këtë si një ëndërr të bërë realitet kur Barcelona do të përballet me Real Madridin në gjysmëfinalen e Supërkupës së Spanjës.

Zgjidhja më e thjesht për të bërë një El Clasico ishte të bëhej një ndeshje miqësore në mes të dy skuadra, por Arabia Saudite dëshiron më shumë në këtë rast.

Arabia Saudite kishte arritur një marrëveshje tri vjeçare për Superkupën e Spanjës, nga 2020-ta deri më 2022. Edicioni i parë u mendua për një El Clasico në finale, por Barcelona u eliminua nga Atletico Madrid në gjysmë finale.

Vendi i dytë i Real Madridit në sezonin e kaluar në La Liga dhe fituesja e Kupës së Mbretit, Barcelona kanë bërë që dy gjigantët spanjoll të futbollit të përballën në stadiumin King Fash.

Rënia e Barcelonës në 18 muajt e fundit do të thotë se presioni është te Blaugrana për ta mposhtur Real Madridin. Trajneri Xavi Hernandes ka një detyre të madhe përpara pasi që duhet të tregojë se po e dërgon Barcelonën në drejtimin e duhur.

Takimin i tjetër në mes të Atletico Madrid-Athletic Club do të takohen në gjysmëfinalen tjetër që do të zhvillohet të enjten, me finalen që do të luhet të dielën./GE/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara