24-vjeçari do të nënshkruajë së shpejti kontratë të re, derisa ka një vit që e ka rinovuar atë me Cityn, në nëntor të vitit 2018.
Manchester City do t’i hapë negociatat me Raheem Sterling për rinovimin e kontratës pas më pak se një viti kur ndodhi kjo për herë të fundit, raporton Metro.
Sterling nënshkroi kontratë trevjeçare me mundësi vazhdimi edhe për disa viti me 300 mijë funte në javë në nëntor të vitit 2018, por klubi beson shumë në të dhe dëshiron ta shpërblejë me një marrëveshje të re.
Sterling ka shkëlqyer që nga atëherë duke u bërë i padiskutueshëm në formacionin e Pep Guardiolës.
Me 18 muaj të mbetur në kontratë, City dëshiron të shmang gjithçka dhe është i gatshëm t’ia rrisë edhe pagën. /Gazeta Express/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...