Ernesto Valverde ka thënë se e ardhmja e Andres Iniestas ende nuk është vendosur.
Largimi i mesfushorit të Barcelonës, Andres Iniesta sezonin e ardhshëm ka qenë shpesh temë e mediave spanjolle, por jo edhe për trajnerin e tij.
Trajneri i Katalanasve, Ernesto Valverde ka thënë se e ardhmja e Iniestas ende nuk është vendosur.
Sipas tij 33 vjeçari do të mendojë vet se a do të qëndroi apo do të largohet në fund të sezonit nga Barcelona.
“Nuk është e sigurt se a do ti themi atij lamturmirë ende”, ka thënë Valverde në konferencën për shtyp para ndeshjes se të martës ndaj Celta Vigos, transmeton “Albeu”.
“Të tjerët mund të largohet por nuk e di çfarë të them – dhe pse duhet ta them unë. Ai është njëri nga ata se mund të vendos vet dhe unë nuk dua ta përfshijë vetveten dhe të spekulojë për të ardhmen e tij”, tha Valverde në këtë konferencë për shtyp.
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...