Trajneri i Milanit, Sergio Conceicao ka kërkuar më shumë personalitet nga lojtarët e tij dhe ka bërë shaka mbi thashethemet për shkarkim.
‘Rossonerët’ luajtën baras me rezultat 1-1 ndaj rivalit të qytetit Interit mbrëmjen e së dielës.
“Ne u munduam të ushtrojmë presion pak më lartë në pjesën e parë, por askush nuk e pa në të njëjtën mënyrë kështu që ne lamë hapësira të rëndësishme për kundërsulme”.
“Ne u përgatitëm për këtë ndeshje pak më ndryshe. Më pëlqen preisoni i lartë dhe të mos e lejosh kundërshtarin të avancojë me topin”, ka thënë Conceicao.
“Ne shënuam pasi Tammy e fitoi topin lartë në fushë. Ne duhet të punojmë në këtë aspekt. Ne kishim qëndrimin e duhur, por ka punë për të bërë dhe të gjithë pajtohemi për këtë”.
“Unë kisha një skuadër me këto karakteristika në të kaluarën. Është e vërtetë se koha nuk është e mjaftueshme. Ka pasur thashetheme për të ardhmen time, por unë sapo kam ardhur”.
“Ende e kam valixhen në makinën time dhe ata (gazetarët) duan të më largojnë tashmë”, përfundoi portugezi me buzëqeshje.
Mediat italiane kishin raportuar gjatë kësaj jave se disa lojtarë të Milanit janë të pakënaqur me metodat e punës së Conceicaos, kështu që klubi mund ta aktivizojë opsionin e ndërprerjes së kontratës së tij në fund të sezonit./Telegrafi/
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...