Ditëve të fundit në opinion sportiv është përmendur emëri i tij dhë i të vëllait, teksa gjatë ditës së sotme Arbër Zeneli ka dal me një reagim.
Ai përmes llogarisë së tij në Instagram ka publikuar një ‘instastory”, ku prek temat e fundit sa i përket atij, shkruan Arbresh.info.
Ish-numri 10 i kombëtares së Kosovës, ka sqaruar edhe situatën rreth pikërisht këtij numri.
“Shumë situata jan tu u ekzagjeru. Përshembull numri 10, nuk ka kurgjo të bëjë me numrin si numër 10, po ka të bëjë me situatën që ndodhi në ndeshje me Rumaninë” , ka shkruar ndër tjera Zeneli.
Ndër të tjera ai dëshiron suksese kombëtares në të ardhmen.
“Kombëtares o dëshiroj gjithmonë sukses në ndeshjen që vijnë”, shtoi tutje ish-futbollisti i Reims.
Më tutje ai ka pasur edhe një kritikë ndaj të gjthë atyre që i dolën kundër babait të tij.
“Zgedhni do eksperta ma të mirë se veq po shtyhen kush e ka zanin ma të nalt”, përfundoi ai.
Zeneli është në listën rezervë të përzgjedhësit Foda për dy ndeshjet e tetorit./Arbresh.info
Reagimi i plotë:

OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...