Pas dështimit për inkuadrim në Superligë me trajnerin nga Shqipëria, Edi Martini, Trepça ka zyrtarizuar shefin e shtabit teknik për edicionin e ri.
Emin Baliqi do të jetë trajner i ri i skuadrës nga Mitrovica për sezonin 2025/26, shkruan Arbresh.info.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit.
Baliqi rikthehet në stolin e klubit, pas atij largimi në gjysmën e sezonit të kaluar, ku vendin e tij e zuri Edi Martini.
Me Baliqin në krye, Trepça synon rikthimin në Superligë.
Përveç trajnerit, mitrovicasit kanë rinovuar me pjesën më të madhe të skuadrës që patën sezonin që lamë pas si dhe ka afruar disa lojtarë të rinj./Arbresh.info
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan