Emery nuk është i shqetësuar që po i luhatet karrigeje te PSG-ja, ai thotë se do të vazhdojë të punojë sikur do të qëndrojë përjetë në Francë.
Ka disa vite që Paris Saint Germaini shpenzon shuma marramendëse në transferimin e lojtarëve, vetëm për të konkurruar në Evropë me më të mirët, shkruan Gazeta Express.
Verën që lamë pas, PSG-ja bleu për më shumë se 400 milionë euro vetëm dy lojtarë; Neymar dhe Kylian Mbappe – duke menduar që janë të mjaftueshëm për të arritur shumë në Champions League, por janë eliminuar në 1/8 nga Real Madridi me rezultat të përgjithshëm 5-2.
Kjo ka bërë që e ardhmja e Unai Emery të vihet në pikëpyetje, por trajneri spanjoll nuk është i brengosur për këtë.
“Pas eliminimit, kritikat janë normale”, tha Emery para ndeshjes në shtëpi me Metzin.
“Nuk jam i brengosur për të ardhmen personale, kemi synime tjera dhe duhet të përgatitemi sa më mirë”.
“Projekti është i PSG-së për të ardhmen dhe njerëzit që punojnë në këtë projekt mund të ndryshojnë… Por sot, unë punoj sikur do të qëndroj këtu gjithë jetën time”, shtoi mes tjerash trajneri i PSG-së .
Jose Mourinho, Antonio Conte, Luis Enrique – janë vetëm disa nga trajnerët e mundshëm që raportohet se mund ta zëvendësojnë Emeryn. /Gazeta Express/
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...