Trajneri i Arsenalit, Unai Emery nuk e sheh Gabriel Martinellin si sulmues pavarësisht dy golave të tij kundër Standard Lieges mbrëmjen e kaluar.
Duke luajtur në krye të linjës frontale te “Topçinjtë”, Martinelli ka shënuar katër gola këtë sezon brenda vetëm dy ndeshjeve si titullar, transmeton portali arbresh.info.
Por, Emery nuk mendon se braziliani do të vazhdojë të luaj si 9.
“Ai preferon të luaj si një anësor i krahut të majtë, ai ka luajtur gjithashtu si një anësor i krahut të djathë. Unë jam duke e shfrytëzuar atë si një sulmues sepse ai ka luajtur në atë pozitë në Brazil”
“Sulmues nuk është pozita më e mirë për të. Por, gjëja e parë në mendjen e tij është për të na ndihmuar neve”
“Performanca e sotme dhe qëndrimi i tij ishin të mrekullueshme”, përfundoi Emery./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër