Trajneri i Arsenalit, Unai Emery përshëndeti performancën e Mesut Ozilit, me yllin e Arsenalit që u kthye në aksion kundër Liverpoolit të mërkurën mbrëma.
Ish-reprezentuesi gjerman kishte bërë vetëm paraqitjen e tij të tretë të sezonit në humbjen 5-4 të Topçinjve në penallti në Anfield kundër Liverpoolit, pas një barazimi të mahnitshëm 5-5 në kohën e rregullt.
Ozilit iu dha një fjalim paraprak para ndeshjes nga Emery në fillim të kësaj jave në përpjekje për të marrë më të mirën nga mesfushori zhgënjyes dhe ishte i kënaqur me përgjigjen.
Gjermani bëri një paraqitje të mirë e cila përfshinte edhe një asistim perfekt për golin e shënuar nga Ainsley Maitland-Niles.
Ish-ylli i Real Madrid u zëvendësua pas 65 minutave nga Matteo Guendouzi, por Emery ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e gjermanit.
“Mesut Ozil po kthehet duke na ndihmuar me cilësinë dhe shpirtin e tij”.
“Ishte në plan për ta zëvendësuar atë, ne kishim folur për atë më parë”, ka thënë Emery për Sky Sports. /Telegrafi/
Mbi 61% të votave të numëruar, LVV e para bindshëm me 50.24%
Mbi 48% të votave të numëruar, prin LVV me 49.18%
Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin +4
Rezultatet e para: LVV-ja prin
Ramush Haradinaj propozon qeveri të opozitës, u bën ftesë LD...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme