Vazhdojnë spekulimet për të ardhmen e Mesut Ozilit, mirëpo Unai Emery ka thënë se skuadra e tij ka nevojë për mesfushorin gjerman.
Ozil nuk po arrin ta gjej vetën në javët e fundit në formacionin e trajnerit spanjoll, transmeton Gazeta Express.
Ozil nuk u ftua fare në ndeshjen e së mërkurës ndaj Tottenhamit në kuadër të Carabao Cup, ku Emery tha se ishte një vendim taktik.
“Dua çdo lojtar me mentalitet të mirë që të na ndihmojë. Ai mund të na dhurojë kualitetet dhe karakteristikat e tij. Ne kemi nevojë për Ozilin”, ka thënë Emery.
“I kam treguar atij se kemi nevojë për të”.
“Nesër ai do të jetë në listën e 18 lojtarëve”.
Arsenali nesër luan në shtëpi ndaj Burnleyt në kuadër të xhiros së 18-të në Premierligë duke filluar prej orës 13:30.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...