Janë emëruar përzgjedhësit e grupmoshave të reja te Kombëtarja e Kosovës në basketboll në konkurrencën e meshkujve.
Bordi i FBK-së pas shqyrtimit të propozimit të paraqitur nga Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës për emërimin e trajnerëve të Përfaqësueseve të Reja (Meshkujt), ka marr vendimet., përcjell Arbresh.info.
Përzgjedhësi i Kosovës U20 është emëruar Andin Rashica. Ndihmës trajner te Kosova U20 janë zgjedhur Endrit Elshani dhe Egzon Uka.
Te Kosova U18 është emëruar Dion Pllana. Ndihmës trajner do të jetë Defrim Hashani.
Ndërsa të Kosova U16, Gyltekin Selimi, është përzgjedhur përzgjedhës. Ndihmës trajnerë janë Laurant Ibrahimi dhe Vigan Radoni.
Vendimi për emërimin e përzgjedhësve të rinj do të hyj në fuqi nga data e miratimit nga bordi i FBK-së.
Po ashtu Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës pritet shumë shpejt të emërojë edhe shtabet teknike te Përfaqësuesja U16 dhe U18 në konkurrencën e femrave./Arbresh.info
Bislimi: Nga nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt dhe aut...
“Ja ha zemrën”, thotë Elijona për Klodin
Arrestohet personi që shtyeu djegien e Gate Club
Rinumërohen 159 nga 914 vendvotime
Ambasadori italian, homazhe në Reçak: Angazhimi për drejtësi...
Linjat ajrore evropiane shmangin Iranin