Liverpooli është eliminuar nga FC Cup në raundin e katërt për të tretin vit radhazi dhe për të dytën herë nga disfata në shtëpi.
“Redsat” janë tronditur në mbrëmjen e sotme (e shtunë) duke u mposhtur në Anfield me rezultat 2 me 3 nga West Bromwich, shkruan portali arbresh.info.
Tri gola u realizuan vetëm brenda 10 minutave të parë në një fillim që ishte vërtetë spekakolar. Firminio realizoi golin e epërsisë, por mysafirët u rikthyen duke shënuar për 1 me 2 përmes Rodriguez (7′) (11′).

Në këtë ndeshje fantastike kishte intervenime të shumta nga teknologjia VAR, e cila i dhuroi një penalti skuadrës së Jurgen Klopp por Firmino dështoi nga pika e bardhë.
West Bromi realizoi më pas për 3 me 1 kur Joel Matip devijoi goditjen volle nga Dawson.
Liverpooli arriti të realizonte edhe një herë përmes Mohammed Salah 12 minuta pa përfunduar koha e rregullt, por rezultati nuk ishte i mjaftueshëm për të vazhduar tutje./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...