Barcelona është eliminuar nga “Zonja e Vjetër” në UEFA Ligë të Kampionëve.
Gjiganti katalunas dështoi në përpjekjet për të realizuar një tjetër rikthim tronditës në këtë kompeticion, shkruan portali arbresh.info. “Blaugranët” janë mposhtur me rezultat të përgjithshëm 3 me 0 nga Juventusi.
Skuadrës së Massimiliano Allegrit, e cila ishte solide edhe në takimin e dytë në ‘Camp Nou’, i mjaftuan golat e shënuara në Torino për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Spanjollët tentuan vazhdimisht për të thyer mbrojtjen e “Zonjës së Vjetër” përmes treshes së tyre në front, por mbrojtja e skuadrës mysafire dhe Gianluigi Buffon mbeten të patundur.
Ndryshe, kjo është fitorja e gjashtë radhazi në UEFA Ligë të Kampionëve për liderin në Serie A./arbresh.info
Tentim-grabitje me thikë në një market në Lipjan
Pranuan 400 euro ryshfet, arrestohen dy zyrtar të KEDS-it në...
Ivica Daçiq në gjendje të rëndë shëndetësore, raportohet se ...
Digjet një makinë gjatë natës në Pogradec
Bundestagu miraton “drone kamikaze” për ushtrinë
Shirat e rrëmbyeshëm në Brazil shkaktojnë tragjedi, 46 të vd...