Eliminimi i turpshëm nga Liverpooli shkakton eksod te Barca, dhjetë lojtarë pritet të largohen në verë
Barcelona pritet të ketë eksod në verë me dhjetë futbollistë që pritet të largohen nga Camp Nou.
Humbja 4-0 në Anfield nga Liverpooli, e cila bëri të eliminohen nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve ka mbushur kupën tek drejtuesit e Barcelonës.
Sipas gazetës AS, drejtuesit e klubit po përpilojnë listën e largimeve dhe dhjetë lojtarëve pritet të shkaktojnë eksod nga Camp Nou.
Tre yjet më të mëdha që pritet të largohet nga Barcelona janë Philippe Coutinho, Ivan Rakitic dhe Samuel Umtiti. Është trajneri Ernesto Valverde, i cili thuhet se nuk ka besim më në këtë tre futbollistë dhe ua ka treguar derën e largimit.
Kevin Prince Boateng dhe Jeison Murillo nuk kanë bindur pas huazimeve dhe pritet të kthehen te Sassuolo, respektivisht te Valencia.
Thomas Vermaelen, Jasper Cillessen, Rafinha dhe Denis Suarez gjithashtu pritet të largohen nga Camp Nou në verë.
Emri i fundit dhe më shumë befasues është ai i Malcom, i cili do të largohet vetëm në rast të ndonjë oferte të lartë. /Telegrafi
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Moti këtë fundjavë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...
Hamza për Qeverinë e re: Pres bashkëpunim me LDK, AAK dhe pa...
Vuçiq paralajmëron vizitë zyrtare në Kinë