Ish ylli i Barcelonës, Rivaldo beson se largimi i Barcelonës nga Liga e Kampionëve në duart e AS Romas ishte i “mirë për futbollin”.
Pas fitores 4 me 1 në takimin e parë në Camp Nou, skuadra në Serie A prodhoi një moment të jashtëzakonshëm në takimin kthyes të së martës duke siguruar fitore me rezultat 3 me 0 që edhe i siguroi vazhdimin tutje falë golit si mysafirë, transmeton portali arbresh.info.
Rivaldo, i cili fitoi Ligën e Kampionëve për herë të parë një vit pas largimit nga Barcelona për transferim në AC Milan, nuk ishte i kënaqur që klubi i tij i vjetër u largua por beson se futbolli do të përfitoj.
“Ajo që ndodhi ishte shumë interesante”, ka thënë fillimisht Rivaldo. “Për shkak se kam luajtur te Barcelona dhe sepse jam një tifoz i Barcelonës, jam i pikëlluar për atë që ndodhi”
“Por, ne duhet ta kuptojmë që kjo shfaq përgatitjen nga skuadrat e tjera dhe që futbolli nuk është më vetëm Barcelonë dhe Real Madrid”
“Real Madridi ishte afër eliminimit gjithashtu. Kjo është një gjë e mirë për futbollin dhe për klubet, prandaj ata mund të shohin që ata nuk janë inferior ndaj tyre. Dua të them, ajo që Juve dhe Roma kanë bërë do të thotë që askush nuk mund thotë më se Real Madridi tashmë ka fituar Ligën e Kampionëve”
AS Roma do të përballet me Liverpoolin në gjysmëfinale, ndërsa Real Madridi do të takohet me kampionin në Bundesliga – Bayern Munichun./arbresh.info/
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...
Pa fitues në kryeqytet, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët
Numri 129 për AAK-në, Haradinaj: Të renditur e në rresht si ...
VV: 116 është numri i fitores edhe më të madhe që na duhet d...
KQZ tërheq shortin, këta janë numrat e partive për zgjedhjet...