Real Madridi nuk ka arritur më shumë se një barazim me rezultat 2-2 ndaj Elches në udhëtim, sfidë kjo e vlefshme për xhiron e 13-të në La Liga.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-0, teksa të gjithë golat u shënuan në etapën e dytë, shkruan Arbresh.info.
Vendasit kaluan në epërsi të parët në minutën e 53-të me golin e Febasit.
Reali pas golit të pësuar e shtoi iniciativën për ta barazuar takimin, dhe në minutën e 78-të me Huijsen baraspeshoi ndeshjen.
Gjashtë minuta më vonë, Alvaro Rodriguezin me një super gol e riktheu epërsinë e vendasve.
Por, Reali nuk u dorëzua dhe tre minuta më vonë me Bellinghamin barazoi rezultatin sërish.
Madrilenët intensifikuan sulmet deri në momentet e fundit por pa ia arritur ta shënojnë golin e fitores. Rastin më të mirë e pati Jude por goditja e tij me ‘gërshërë’ ishte e lehtë për portierin e Elches, i cili bëri paraqitje fantastike.
Pavarësisht barazimit, madrilenët vazhdojnë të jenë të parët me 32 pikë, një më shumë se Barca ekurse Elche është e 11-ta me 16 sosh./Arbresh.info
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendos...
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...
KQZ vendos: 28 komuna në rinumërim, shkak manipulimet