Elbasan Rashani ka folur pas stërvitjes së dytë të Kosovës, ku edhe ai ishte pranishëm nën urdhrat e Alain Giresse.
Dardanët sot ishin të kompletuar, ndërsa trajneri francez ka vëzhguar me kujdes lëvizjet e secilit futbollist dhe ka dhënë këshillat e tij rreth filozofisë së tij të lojës.
Rashani ka folur në lidhje me dy ndeshjet dhe përshtypjet e para për trajnerin.
“Po duket që krejt lojtarët janë në formë të mirë. Presim dy ndeshje të vështira por presim lojë të mira. Këto dy ndeshje janë të rëndësishme për atë që na pret verës në Ligën e Kombeve”.
“Burkina Faso është shumë e fortë. Kanë arritur në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës dhe kanë lojtarë mjaft të mirë dhe normalisht se duhet pasur kujdes”.
“Në këtë nivel nuk ka ndeshje të lehta. Jemi njoftuar tani me trajnerin e ri dhe duket se ka filozofi të mirë për ekipin tonë“, ka theksuar Rashani.
Normalizohet qarkullimi i mauneve në kufirin me Serbinë, pas...
Chiellini paralajmëron Juventusin për duelin me Galatasaray
Zjarri në Indi, 25 të vdekur dhe 27 të zhdukur pas shpërthim...
I arrestuari me urdhër të Prokurorisë Speciale është kryeshe...
Begaj takon sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron një terren ...
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim ...