FIFA ka konfirmuar se ka hapur një hetim për Ekuadorin lidhur me akuzat e bëra nga Kili, që pretendon se Byron Castillo është aktivizuar me dokumente e falsifikuara në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës Katar 2022.
Kilianët shpresojnë që kjo shkelje e pretenduar prej tyre të skualifikojë Ekuadorin. Organi drejtues i futbollit botëror njoftoi se ka hapu hetimin për rastin në fjalë.
“Federata Kiliane e Futbollit ka paraqitur një ankesë në Komitetin Disiplinor të FIFA-s, nëpërmjet së cilës ka hedhur një sërë akuzash në lidhje me falsifikimin e mundshëm të dokumenteve që i japin shtetësinë ekuadoriane lojtarit Byron David Castillo Segura”, shkruhet në një deklaratë zyrtare nga FIFA.
“Duke pasur parasysh sa më sipër, FIFA ka vendosur të hapë procedura disiplinore në lidhje me shkeljen e mundshme. Në këtë kontekst, FEF dhe Federata Peruane e Futbollit janë ftuar të paraqesin qëndrimet e tyre në Komitetin Disiplinor të FIFA-s. Detaje të mëtejshme do të pasojnë në kohën e duhur.”
Çfarë mund të ndodhë nëse përjashtohet Ekuadori? Kjo mbetet për t’u parë, pasi Kili i mbylli eliminatoret në vendin e shtatë, shumë poshtë zonës play off./SS/
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...