Ekuadori e ka nisur me fitore fazën e grupeve të Kampionatit Botëror, duke mposhtur 2-0 nikoqirin e turneut, Katarin.
Në minutën e tretë të takimit, mysafirët tundën rrjetën e vendasve, por goli i Enner Valencias u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.
Mirëpo, në minutën e 16-të, kapiteni Valencia ia doli më në fund ta kalonte ekipin e tij në epërsi, duke realizuar nga penalltia.
Sulmuesi ( në minutën e 31-të) vazhdoi me paraqitje brilante, pasi ia doli të shënonte edhe të dytin personal, ndërsa Preciado ishte asistuesi.
Me rezultatin 2-0 përfundoi pjesa e parë, derisa e dyta ishte me një ritëm më të ulët.
Ekuadorianët dominuan edhe në 45 minutat e dytë të takimit, por nuk ia dolën të shënonin më gola, derisa Katari nuk ia doli të regjistronte një goditje në kuadratin e portës kundërshtare.
Rastin më të mirë në këta minuta e pati Romario Ibarra në minutën e 55-të, por që goditja e tij u prit nga portieri Saad Al Sheeb.
Me këtë fitore, Ekuadori është lider i Grupit A me tri pikë, ndërsa Holanda e Senegali që luajnë mes veti, takohen nesër (e hënë), ndërsa nikoqiri Katari është në të fundit.
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...
Reuters raporton për arrestimet masive për vjedhjen e votave...
4 rregulla të mobilimit të shtëpisë që dizajnerët nuk i anas...
Limuzina e së ardhmes me frymëzim nga vitet 30