Tash e disa kohë po aludohet për një transferim të mundshëm të anësorit kolumbian të Liverpoolit, Luis Diaz tek Bayern Munich.
Bavarezët e duan me çdo kusht kolumbianin dhe për këtë kanë bërë edhe një ofertë më herët mirëpo që ishte refuzuar nga Liverpooli, shkruan Arbresh.info.
E ditën e sotme, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka folur në DAZN për rrjedhën e merkatos, ku ka përmendur edhe emrin e Diazit.
Sipas tij, Liverpooli e ka refuzuar një ofertë prej 67 milionë eurove nga Bayerni. Por gjermanët nuk po zmbrapsen dhe tashmë kanë filluar përgatitjen e një oferte të re.
Luis Diaz i ka hapur derën një largimi të mundshëm nga Liverpooli, dhe edhe klubi ka vendosur që ta shes nëse oferta në drejtim të tij do të jetë e kënaqshme.
Ndërkohë, sipas Romanos gjasat e mundshme për këtë transferim janë 65 për qind.
28-vjeçari iu bashkua Liverpoolit në janar të vitit 2022 nga Porto, dhe kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2027. Vlera e tij në treg sipas Transfermarkt vlerësohet të jetë rreth 70 milionë euro./Arbresh.info
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit