Liverpooli ka dorëzuar një ofertë zyrtare në drejtim të Eintracht Frankfurt për sulmuesin francez Hugo Ekitike.
Megjithatë, sipas Fabrizio Romanos, klubi gjerman e ka refuzuar propozimin fillestar, duke kërkuar një shumë më të lartë për kartonin e 23-vjeçarit, shkruan Arbresh.info.
Bisedimet mes klubeve janë ende në fazat e para dhe negociatat do të vazhdojnë në ditët në vijim.
Lajmi më i rëndësishëm për “The Reds” është se vetë Ekitike ka dhënë miratimin e tij për transferimin në “Anfield”.
Ekitike iu bashkua Frankfurtit nga Parisi në vitin 2023, dhe ka një kontratë aktule me gjermanët deri në verën e vitit 2029.
Kujtojmë se edhe Newcastle është e inteeresuar për transferimin e sulmuesit francez, dhe do të jetë një garë e ashpër mes dy skaudrave angleze, Më herët edhe Man United ishte interesuar për të mirëpo, kartoni i tij i lartë ka bërë që “Djajtë e Kuq” të tërhiqen nga gara./Arbresh.info
🚨🔴 EXCL: Liverpool have submitted official bid to Eintracht for Hugo Ekitike!
Eintracht already informed Liverpool that they want more, proposal rejected but it was initial contact as talks continue.
Ekitike said 𝐲𝐞𝐬 Liverpool, no issues on personal terms. He wants #LFC. pic.twitter.com/AflvOaro2h
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 17, 2025
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media