Rusia do të vazhdojë të jetë e përjashtuar nga ndeshjet ndërkombëtare të basketbollit, pasi ekipi i saj kombëtar i meshkujve nuk do të lejohet të marrë pjesë në turnetë e kualifikimeve të këtij viti, njoftoi të martën Komiteti Ekzekutiv i Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit, FIBA.
Rusia, e cila ishte e 12-ta në Kupën Botërore të FIBA-s për meshkuj në 2019, u kualifikua për herë të fundit në Lojërat Olimpike në vitin 2012, duke fituar medaljen e bronzit me një ekip ku përfshihej edhe ish-lojtari i Federatës Kombëtare të Basketbollit (NBA), Andrei Kirilenko.
“Pas rekomandimeve nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) të publikuara më 28 mars, për pjesëmarrjen e sportistëve me pasaportë ruse ose bjelloruse në garat ndërkombëtare, Komiteti Ekzekutiv i FIBA-s ka vendosur të mos lejojë regjistrimin e ekipit kombëtar rus të basketbollit për meshkuj”, thuhet në një deklaratë të ekzekutivit.
Në turnetë e kualifikimit, të cilat u prezantuan këtë vit, do të marrin pjesë 40 shtete, me 28 që morën pjesë në raundin e dytë të kualifikimeve të Kupës së Botës FIBA 2023, plus 12 vendet e renditura si më të mirat që nuk morën pjesë në raudin e dytë.
Bullgaria do të zëvendësojë skuadrën ruse si ekipi i radhës më i miri në Evropë. Garat do të zhvillohen nga data 12 deri më 20 gusht, me pesë fituesit që do të fitojnë vende në turneun kualifikues të FIBA-s në 2024./voa
Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqi...
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...